Showbiz
Moment qesharak në Fest 64: Salsano i pret fustanin Arilenes live!
20 Dhjetor, 2025 | 11:07 pm

Një episod i papritur dhe qesharak ndodhi gjatë Festivalit të Këngës 64, duke lënë publikun dhe shikuesit online me buzëqeshje. Bashkëprezantuesi Salsano, duke iu drejtuar Arilenes, i tha me shaka:
“Të premtova natën e parë që nëse më vjen me fustan të gjatë me bisht, do bëj skup televiziv, dhe ky është momenti.”
Dhe për të mbajtur premtimin, ai… i preu bishtin fustanit live në skenë! E gjithë situata shkaktoi të qeshura të pafundme, si tek publiku në sallë, ashtu edhe tek shikuesit përpara ekranit.
Arilena e mori me humor dhe situata u shndërrua në një nga momentet më të qeshura dhe të komentuar të Festivalit 64, duke treguar se ndonjëherë edhe “skupet” mund të jenë thjesht për t’u argëtuar.











































