Kryefjala Logo

Miti i biondeve:A janë vërtet të preferuarat e meshkujve?

14 Korrik, 2021 | 9:30 am

Sipas një studimi meshkujt tundohen më shumë nga biondet sepse i konsiderojnë ato më të reja, më të bukura, më energjitike si dhe më të qeshura, ndërkohë nga ana tjetër për brunet ata mendojnë se janë nëna shumë të mira për fëmijët e tyre.

Studimi është realizuar me 110 burra, të cilëve u janë shfaqur fotografi të cilat kanë qenë të gjeneruara në kompjuter të grave brune dhe atyre bionde. Ndërkohë studimi zbuloi se meshkujt vlerësonin gratë me flokë të hapura si më tërheqëse dhe me një potencial më të madh në një lidhje në krahasim me të tjerat.

Tashmë për herë të parë pas shumë vitesh, kur e famshmja Marilyn Monroe interpretoi në filmin “Burrat preferojnë biondet”, për herë të parë është realizuar një studim me baza shkencore i cili e vërteton këtë gjë.

Të ngjashme