Kryefjala Logo

Miri dhe Selin thyejnë rregulloren: përqafohen para rikthimit në akuarium

6 Janar, 2026 | 3:55 pm

Një tjetër moment i ndjeshëm ka trazuar shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Pak çaste para se Miri të rikthehej sërish në akuarium, ai dhe Selin janë parë duke u përqafuar, një veprim që u interpretua menjëherë si shkelje e rregullit të vendosur nga Vëllai i Madh. Sipas kushteve të qarta të lojës, banorët e përfshirë në këtë sfidë nuk duhet të kenë asnjë kontakt apo komunikim me pjesën tjetër të shtëpisë, përveçse mes tyre.

Përqafimi, ndonëse i shkurtër, mjaftoi për të ndezur reagime të forta.

Deri më tani, produksioni nuk ka dhënë një reagim zyrtar mbi këtë veprim, por mbetet për t’u parë nëse përqafimi mes Mirit dhe Selinit do të konsiderohet shkelje e rregullit dhe nëse do të ketë ndëshkime konkrete në vazhdim.

Të ngjashme