Showbiz
Mes një bilete udhëtimi, dedikimi i Selvie Jaos që rrëfen mungesën e Shpat Kasapit
14 Dhjetor, 2025 | 8:21 pm

Bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka prekur mijëra ndjekës me një postim të ndjerë në Instagram, ku ndan një moment të thellë emocioni dhe mungese.
Në një foto të thjeshtë, ajo tregon një biletë udhëtimi drejt Italisë, aty ku po kryen kurimin e djalit të tyre. Por fjalët që shoqërojnë imazhin janë ato që të ndalin frymën:
“Sa do doja më shumë se gjithçka të kisha edhe biletën tënde në dorë.”

Një fjali e shkurtër, por që flet shumë për dashurinë, humbjen dhe boshllëkun që la pas ndarja e parakohshme.
Këngëtari Shpat Kasapi u nda nga jeta tre javë më parë, në moshën 40-vjeçare, pas një ataku në zemër, duke lënë pas familjen, miqtë dhe publikun që e deshi për vite me radhë.











































