Showbiz
Melisa përplaset me Elvisin, braktis emisionin duke qarë
31 Janar, 2021 | 11:40 pm

Një debat mes Edit dhe Melisës ka ndodhur në prapaskenë në lidhje me historinë e saj gjatë fëmijërisë kur ishte e bullizuar dhe dhunuar nga bashkëmoshatarët gjersa jetontejashtë.
Ai i tha se nuk e kishte pasur personale me të duke i kërkuar edhe falje, por vajza ka shpërthyer ndaj tij.
Pas debatit mes Melisës dhe Edit ka reaguar edhe Elvisi.
Ai i tha Melisës se ajo ka hyrë duke bullizuar dhe tani po jep leksione bullizimi.
Kjo ka sjellë edhe reagimin e menjëhershëm të Melisës e cila la studion dhe u largua duke qarë.
Debati Elvis-Melisa:
Elvisi: Ti ke hyrë me sëpatë këtu e na jep leksione.
Melisa: Unë po jap leksione?
Elvisi: Ti pra po na jep leksione, po boll.
Melisa: Ashtu ee, po mirë atëherë vazhdoni emisionin.
Elvivi: Po boll tani se për çfarë kam ardhur këtu për të marrë leksione nga Melisa?












































