Kryefjala Logo

Melisa e thotë njëherë e mirë: Nuk jam në lidhje, Andi e befason dhe e përqafon live në studio

8 Shkurt, 2021 | 12:09 am

Melisa ka hedhur poshtë zërat se është në lidhje me Andin, i cili ka dalë tashmë nga programi Për’puthen.

Në Për’puthen Prime, pasi tha: “Nuk jam në një lidhje me Andin!”, erdhi një përqafim i papritur nga Andi, konkurrenti nga Kosova që hyri së fundmi në emision dhe ka pasur një takim me Melisën.

“Thjesht ja dhashë një përqafim sepse e pashë që u tensionua pak. Nëse ajo është e lumtur, dhe unë jam e lumtur”, tha Andi.

Prej disa ditësh qarkullojnë thashetheme se ajo është në një lidhje me Andin 1, madje nëpër media janë publikuar edhe disa fakte të pazakonta që lidhin dyshen me njërit-tjetrin.

Andi ka qenë ndër personazhet më të përfolur pas skandalit të Tea-Beart.

Të ngjashme