Kryefjala Logo

“Më thanë hajde qaj prap për Shpat Kasapin”, Erik Lloshi tregon ftesën e shëmtuar për në emision

9 Dhjetor, 2025 | 8:49 am

Këngëtari Erik Lloshi është shprehur tepër i indinjuar nga disa komente që i kanë ardhur së fundmi në emisionet që ka folur në nderim dhe në kujtim të Shpat Kasapit.

Ai ka treguar në një intervistë se teksa ka qenë i ftuar në një emision fill pas ndarjes nga jeta të artistit 40-vjeçar Shpat Kasapi, Lloshi nuk ka mundur t’i frenojë lotët.

Pas kuintave të emisionit, këngëtarit i janë bërë komente të tilla si “Sa bukur qaje” dhe madje i kanë ardhur ftesa të tjera që “të qaj” sërish për mikun e ndjerë.

Këto fraza i kanë krijuar artistit një irritim dhe është ndjerë tepër i revoltuar se si gazetarët mund të flasin në atë mënyrë për një humbje të tillë si ajo e Shpat Kasapit.

Të ngjashme