Kryefjala Logo

Më mire vonë, se kurrë: Disa objektiva që duhet t’i përmbushni patjetër në 2022-shin !

9 Shkurt, 2022 | 10:43 am

Ndonëse fillimin e ri jemi mësuar ta lidhim me vitin e ri, nuk është kurrë vonë për t’ia filluar nga e para. Më poshtë, disa qëllime të rëndësishme që duhet t’ia vini vetes për këtë vit të ri sepse më mirë vonë, se kurrë:

Fillo të jetosh shëndetshëm

Ky është objektivi më i rëndësishëm për këdo, në çdo periudhë të vitit. Filloni të përzgjidhni ushqim të shëndetshëm për dietën tuaj, të bëni sport dhe të hiqni dorë nga zakonet që po ju dëmtojnë shëndetin!

Hiqni dorë nga cigarja, pasi me ndezjen e saj çlirohen mbi 6,000 kimikate, nga të cilat 100 janë të vërtetuara me shkencë se shkaktojnë sëmundje. Nëse nuk hiqni dot dorë krejtësisht nga nikotina apo keni vendosur të vazhdoni, atëherë së paku zëvendësojeni cigaren me alternativa pa tym, si produktet me ngrohje të cilat çlirojnë deri në 95% më pak kimikate sesa cigarja.

Filloni vrapin ose, nëse nuk ju motivon sporti i vetmuar, provoni të bëni pilates, joga apo ndonjë sport që ju argëton. Mund të provoni aerobi ose Zumba. E rëndësishme është të bëni aktivitet fizik, jo domosdoshmërisht të bëni muskuj të dukshëm për Instagram.

Udhëto më shumë

Nuk është e thënë të shkosh jashtë vendit, për të quajtur se ke udhëtuar. Në kohë si këto, mund të përfitojmë për të njohur destinacionet e pazbuluara të vendit tonë, të cilat nuk janë të pakta! Shkoni në Lëpushë, ose nëse ju duket larg eksploroni vende si Gjinari, ose liqenet e Belshit në Elbasan; vetëm rrotull Tiranës, ka fshatra të mrekullueshëm si Shëngjergji, apo vende përrallore si Shpella e Pëllumbasit.

Rri më shumë me veten

Një kafe e pirë vetëm, apo edhe një udhëtim vetëm: ndonjëherë kaq të duhet për t’u kthjelluar për mënyrën si po të shkojnë gjërat. Nuk ka asgjë të keqe të duash të shkëputesh prej të tjerëve dhe të marrësh pak frymë, të paktën një herë në javë. Ndonjëherë, disa përgjigje i dimë por nuk kemi patur kohë që të dëgjojmë zërin e intuitës.

Të ngjashme