Kryefjala Logo

Më duket se e zbuluam surprizën e Luizit për Kiarën…

14 Shkurt, 2023 | 11:54 am

Diçka historike që nuk ka ndodhur në asnjë “Big Brother”-kështu e cilësoi Luiz Ejlli surprizën që po planifikon t’i bëjë Kiara Titos për Shën Valentin.

Por surprizën duket se e ka zbuluar producenti Elgit Doda, përmes një postimi në rrjetet sociale. Mesa duket Luizi ka përgatitur një këngë për Kiarën dhe në postimin e tij Elgiti ka paralajmëruar: “Mbajeni mirë mend këtë tekstin se do ta mësoni përmendësh.”

Pjesa e tekstit që ka publikuar Elgiti:

“Veç du me të majt në krahë

Me të majt e me të shtrëngu

Të dëgjosh ti zemrën time

Se ka shumë për të treguar”

348344CF 8C64 4E4B 911C A80E9187C70A

Të ngjashme