Lifestyle
Mbjellja e flokëve tek pacientë me lëkurë koke të djegur. Sfida e suksesshme e “International Hair Clinic’s”.
26 Qershor, 2023 | 2:47 pm

Problemi i dikurshëm i njerëzve që humbnin flokët dhe kishin stres apo humbje vetbesimi për shkak të pamjes sot në 2023 është diçka e tejkaluar në botë dhe këtu tek ne. Sfida e madhe e operatorëve në këtë treg janë pacientët me probleme në lëkurën e kokës, pikërisht ata që kanë pësuar aksidente apo janë djegur pikërisht në zonën e flokëve. Klinika “International Hair Clinic’s” është shembulli që edhe Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në teknikat e fundit të mbjelljes së flokëve tek meshkujt dhe femrat, madje lider në treg kjo klinikë është edhe për mbjelljen e vetullave. Mjekët e kësaj klinike renditen në vendin e parë për proçesin e mbjelljes së flokëve me sukses tek pacientë “të vështirë”, pikërisht ata që lëkurën në zonën e flokëve e kanë të dëmtuar nga shkaqe të ndryshme kryesisht djegia.

Pacientë të cilët nuk kanë menduar kurrë se do ti rikthehen pamjes së tyre të dikurshme, sot falenderojnë “International Hair Clinic’s” për këtë dhuratë të madhe që i riktheu buzëqeshjen dhe stimën për veten.

Në vijim do të shikoni me sytë tuaj disa raste dukshëm të vështirë për shkak të dëmtimeve të lëkurës së kokës, por që falë mjeshtrisë të International “Hair Clinic’s” janë mbjellë me flokë me shumë sukses.
















































