Showbiz
(Mbase) Pa pëlqimin e miqve të Luizit dhe për qejfin e tyre, Kiara dhe Luizi do të nisin bashkëjetesën…
7 Mars, 2023 | 2:10 pm

Një fjalë e thënë nga Kiara Tito ka mjaftuar që Luiz Ejlli të ndihet mirë dhe këtë situatë ta bisedonte me Sabianin.
Ai ka kërkuar të zhvendosë rrobat e tij të dimrit, ka ndërhyrë moderatorja duke i thënë se mund t’i dërgojnë tek shtëpia e saj.
“Të gjithë xhupat e dimrit, i futa tek dhoma e rrëfimit dhe i thashë do m’i coni… dhe tha Kiara ‘çoni tek shtëpia ime dhe kur të dalim i rregullojmë bashkë, i sistemojmë bashkë’. E di si m’u duk? Sikur, kur të dalim nga këtu ne do të jetojmë bashkë, i marrim gjërat avash-avash bashkë. Se normal sfidë tjetër është edhe kur të dalim. Do jetë presioni, kurdo që të dalim”, u shpreh Luizi.










































