Lajme nga vendi
Masat anti-Covid, nga sot ndryshon ora policore në Shqipëri. Nuk lejohet lëvizja në orën…
3 Janar, 2021 | 9:32 pm

Komiteti teknik i Ekspertëve vendosi më 24 dhjetor që ora policore e ndalim qarkullimit që ishte nga 22:00 deri në 06:00 të ndryshonte në 20:30 deri në orën 06:00, për të shmangur lëvizjet me rastin e festive.
Nga sot ora 20:30 nuk do të jetë më në fuqi dhe do të rikthehet ajo e mëparshme që ishte në orën 22:00.
Personat që nuk i respektojnë këto orare sipas vendimit të Komitetit të Ekspertëve gjobiten me nga 10.000 lekë ndërsa bizneset që nuk mbyllen pas kësaj ore gjobiten me 1.000.000 lekë.
Sa i përket Covid deri më tani në Shqipëri kemi këto statistika:
Testime totale 268,102
Raste pozitive 59,438
Raste të shëruara 34,648
Raste Aktive 23,597
Humbje jete 1193
















































