Kryefjala Logo

Mark Zuckerberg është gati të zihet me Elon Musk…

22 Qershor, 2023 | 10:21 pm

Duke iu përgjigjur një artikulli të martën se firma e teknologjisë Meta po punon në një platformë të ngjashme me Twitter, që do të quhet Threads, pronari i Twitter, Elon Musk shkroi: “Unë jam gati të luftoj”, duke iu referuar CEO-s së  Meta, Mark Zuckerberg.
Zuckerberg i është përkushtuar intensivisht arteve marciale si jiu jitsu që nga viti 2020, madje duke fituar disa gara. 

Mediat amerikane konfirmuan se Zuckerberg nuk bën shaka, dhe se për këtë arsye ai do të ishte vërtetë gati për të luftuar Elon Musk. 

Nga ana tjetër Musk iu përgjigj artikullit të The Verge “Unë kam këtë lëvizje të mrekullueshme që e quaj ‘deti’, ku shtrihem mbi kundërshtarin tim dhe nuk bëj asgjë tjetër”.

Nuk dihet ende nëse lufta do të ndodhë në të vërtetë apo do të mbetet në sferën e provokimeve por e sigurt sigurt është se Musk është tallur publikisht me Zuckerberg në Twitter, që kur më 8 qershor u zbuluan detaje të reja në lidhje me platformën “rival to Twitter” për të cilën Meta punon prej muajsh. 

Të ngjashme