Kryefjala Logo

Marina dhe Luana Vjollca dorë për dore para stadiumit pak para ndeshjes Shqipëri–Angli

16 Nëntor, 2025 | 5:18 pm

Dy motrat më të komentuara të ekranit, Marina dhe Luana Vjollca, janë shfaqur dorë për dore para stadiumit kombëtar, aty ku sonte luhet ndeshja e shumëpritur Shqipëri–Angli, sfida e fundit e Kualifikueseve të Kupës së Botës.
Të veshura me fanella të Kombëtares, njëra me numrin 10, tjetra me 8, ato kanë sjellë një energji krejt të veçantë para stadiumit të ndezur kuq e zi. Kombinimi i elegancës së tyre me emocionin e ndeshjes ka krijuar një prej pamjeve më të bukura të mbrëmjes.
Marina shfaqet me një stil të kuruar, me fanellën e lidhur në bel dhe pantallona të gjera elegante, ndërsa Luana zgjedh një look më sportiv elegant me çizme të gjata dhe fanellën e Kombëtares hedhur mbi trup, duke treguar se pasioni për futbollin dhe mbështetja për Shqipërinë shkojnë përtej skenës televizive.

Sonte, Shqipëria pret Anglinë në një duel që mbyll një rrugëtim të jashtëzakonshëm për të dyja skuadrat. Edhe pse emocionet janë të mëdha, atmosfera jashtë stadiumit është e zjarrtë dhe e mbushur me krenari dhe dy motrat Vjollca kanë qenë padyshim një nga pamjet që kanë tërhequr më shumë vëmendje.

Në një mbrëmje ku zemrat rrahin kuq e zi, prezenca e tyre është një tjetër kujtesë se futbolli na bashkon, na emocionon dhe na bën të ndihemi krenarë.

Të ngjashme