Showbiz
Maestro do të pajtohet, Luizi e injoron…
26 Shkurt, 2023 | 5:47 pm

Armaldo Kllogjeri ka kërkuar sot të pajtohet më Luizin.
“Sot vendosa të bëja një takim me Luizin. Do t’i kisha kërkuar një takim veç e veç për situatën që ka ndodhur, për 10 ditëshin që i kam mbajtur qëndrim e nuk i kam folur. Duke kaluar 10 ditë pa kontakt për të folur, unë mbajta qëndrimin tim dhe besoj se qëndrimi është mëse i pranueshëm“, është shprehur Armaldo.
Nga ana tjetër Luizi është shprehur se për të Maestro nuk ekziston në shtëpi, duke mos e pranuar faljen.“Jam betuar që unë me Armaldon nuk kam më asnjë lloj komunikimi perveç se rasti konkret, ku jemi të detyruar siç jemi në këtë lidhje me radion dhe për hir të sfidave nga “Vëllai i Madh” ndjehem i detyruar të flas dhe kështu do vazhdoj”, ka thënë këngëtari.












































