Lajme nga vendi
LSI sot voton, risia në zgjedhjet brenda partive shqiptare
21 Nëntor, 2020 | 11:34 am

Anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim do të votojnë ditën e sotme për delegatët e Konventës Kombëtare, ku do të votohet për kryetarin e ri të partisë.
Procesi i votimit është hapur në të githë vendin në orën 09:00 të mëngjesit dhe pritet tëzgjasë deri pasditen e sotme në orën 16:00.
LSI ka sjellë si risi votimin online për anëtarët e saj, një proces i zhvilluar për herëtë parë në Shqipëri për shkak të situatën së krijuar prej Covid-19.


















































