Kryefjala Logo

Liverpool i jep gjithë shumën e mbetur të kontratës gruas të Diego Jotës, ja sa para mori

27 Shtator, 2025 | 7:14 am

Klubi i Liverpool-it ka nderuar Diogo Jotën në mënyrën më dinjitoze të mundshme, duke i dhënë familjes së tij të gjithë shumën e mbetur të kontratës, prej 14.5 milionë paundësh, pas vdekjes tragjike të futbollistit.

Jota, i cili ndodhej në kulmin e karrierës, humbi jetën në një aksident automobilistik në korrik, së bashku me vëllain e tij, Andre Silva. Ai la pas bashkëshorten, Rute Cardoso, dhe tre fëmijët e tyre të vegjël.

Kontrata do të respektohet deri në fund – një veprim që nuk është “normë” në futboll

Futbollisti portugez kishte një pagë javore rreth 140,000 paund dhe dy vite të mbetura nga kontrata që do të përfundonte në vitin 2027. Megjithatë, pronarët e klubit, Fenway Sports Group (FSG), vendosën ta nderojnë marrëveshjen deri në fund.
Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, e quajti këtë vendim të jashtëzakonshëm: “Ndoshta njerëzit mendojnë se kjo është normale, por nuk është e zakonshme në botën e futbollit.

Të ngjashme