Showbiz
Ish-burri i Fjolla Morinës, Fisnik Syla shijon romancën e re, poston foto nga pushimet me vajzën misterioze
14 Qershor, 2026 | 10:01 am

Fisnik Syla, po vazhdon të tërheqë vëmendjen e ndjekësve me publikimet e tij të fundit në rrjetet sociale, ku shfaq momente nga lidhja e re e dashurisë.
Megjithëse nuk heziton të tregojë se është i lumtur në krahët e dashurisë së re, Fisniku po vazhdon të ruajë misterin rreth identitetit të saj. Në publikimet e fundit, ai është kujdesur që të mos zbulojë tërësisht fytyrën e partneres, duke lënë të dukshme vetëm disa detaje nga pamja e saj.


Kujtojmë se vetëm pak javë më parë, Fisnik Syla zyrtarizoi publikisht lidhjen e tij të re, duke konfirmuar se ka nisur një kapitull të ri në jetën personale pas ndarjes nga Fjolla Morina.












































