Lajme nga vendi
Lirohet 50-vjeçarja/ Çudirat në Shqipëri nuk kanë fund, policisë i duhen 3 muaj për të kuptuar që lënda e kapur nuk është kokainë
7 Janar, 2021 | 3:35 pm

Para disa muajsh në Lezhë u arrestua një 50-vjeçare pasi në një lavatriçe që kishte në servisin e saj u gjet një lëndë e dyshuar kokainë.
Më pas ka rezultuar se lënda nuk ka qenë kokainë, por lidokainë (një lloj substance që përdoret si qetësues).
Për lëndën e cila dyshohej se ishte kokainë policia kishte shpallur në kërkim ish-bashkëshortin e Verës Dodë Markvukaj i cili ka pasur precedentë të mëparshëm në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Nuk dihet nëse ai do të vijojë të mbetet në kërkim, sa kohë që akuza e dytë e trafikut të një sasie kokaine është rrëzuar nga ana e Gjykatës.


















































