Showbiz
Lediona Xheladinaj tregon betejën e saj pas aksidentit: Sot jam këtu falë duarve që s’më lanë…
9 Nëntor, 2025 | 8:01 am

Një vit më parë, gazetarja Lediona Xheladinaj pësoi një aksident të rëndë në fshatin Melan të Dibrës.
Si pasojë e aksidentit, ajo mori fraktura të shumta në trup dhe në shtyllën kurrizore, duke u përballur me një periudhë të gjatë shërimi.
Së fundmi, gazetarja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video, ku tregon gjendjen e saj pas aksidentit dhe përpjekjet e vazhdueshme për të ecur në këmbë. Në videon e postuar, Lediona shfaqet duke ecur me vështirësi, por me ndihmën e një personi arrin të bëjë disa hapa.
Postimin e saj, ajo e ka shoqëruar me një mbishkrim, ku shkruan: “Një vit më parë çdo ditë ishte betejë. Sot jam këtu falë duarve që s’më lanë kurrë vetëm.”
Postimi i Ledionës, ka marrë komente të shumta nga ndjekësit e saj, të cilët e komplimentojnë për forcën që ajo ka treguar gjatë kësaj kohe.
https://www.instagram.com/reel/DQw6jj1iKE9/?igsh=ZmY4OG9vNnphYTg5












































