Kryefjala Logo

Largo njëherë e mirë mendimet e këqija me këto hile

9 Shkurt, 2022 | 2:48 pm

1-Hilja e plehrave

Në një letër shkruani të gjitha mendimet negative dhe pyeteni veten në mënyrë të sinqertë nëse këto mendime përkojnë me realitetin tuaj. Studimet kanë treguar se mendimet e këqija na bëjnë të ndihemi keq dhe aktivitete të tilla na ndihmojnë të identifikojmë nocionet e dëmshme dhe të mendojmë në mënyrë më objektive.

2-Hilja e shkallëve

Uluni në një pozicion të rehatshëm, mbyllni sytë dhe merrni frymë thellë. Mendoni sikur po zbrisni një palë shkallë spirale dhe vizualizoni çdo detaj, që nga drita, ndjesia e hedhjes së hapit dhe ajo e prekjes së parmakut. Sa më shumë të fokusoheni tek ky ushtrim, aq më pak vend do të ketë në mendjen tuaj për mendime të kota.

3-Hilja e akullit

Mbani një qese akulli në pjesën poshtë syve për 30 sekonda. Kjo mund t’ju shpërqëndrojë mendjen nga mendimet e këqija pasi i ftohti nxit reflekset në sistemin nervor, duke ulur shpejtësinë e frymëmarrjes dhe rrahjeve të zemrës. Diçka e tillë do t’ju rikthejë në gjendje qetësie.

Të ngjashme