Kryefjala Logo

Zbardhet letra e shkruar nga ekzekutori i ish-bashkëshortes në Fier, “kam shkrepur armën, por vrasjen e ka bërë babai…”

16 Shtator, 2021 | 4:38 pm

Pas dëshmive të familjeve në ngjarjen e vrasjes së 23 vjecares Sabrina Metaj nga Elton Bengaj, ky i fundit ka shkruar një letër ku dëshmon versionin e tij të historisë.

Babai i Eltonit u shpreh para dy ditësh se nusja e djalit përflitej se e tradhëtonte dhe kjo vrasje ka ndodhur si pasojë e ketij fakti. Elton Bengaj gjithashtu është shprehur në letër se Sabrina është kapur nga ai duke folur në Skype me të dashurin.

Pjesë nga letra e Elton Bengajt brenda burgut:

 Kur u ktheva nga Greqia, pashë që gjërat kishin ndryshuar. Ish-vjehrri filloi me kërcënimet. Duke e njohur atë i mora seriozisht. Kam shkuar në Polici dhe oficeri i policisë, Eugeni më tha se nuk ka kohë, hajde pas 2-3 ditësh. Sabrina më tha se babai e ka marrë vesh dhe do na zhdukte të dyve

“Pasi hyra në banesë, ish-bashkëshortja po fliste në “Skype” me të dashurin. Shkrepa armën që më doli nga kontrolli dhe mësova se Sabrina kishte ndërruar jetë. Për sa më sipër jam fajtor për aktin, por dua të sqarohen të gjithë se çfarë kam deklaruar. Unë kam shkrepur armën, por vrasjen e ka bërë babai i saj”,

Të ngjashme