Kryefjala Logo

Pas skandalit për dhunë flet burri i Majës:”Do të më marrë pronat dhe fëmijën”

26 Prill, 2024 | 9:02 am

Arben Ulbrich ka reaguar pas skandalit për dhunë në familje kundër këngëtares Maja.Ai ka reaguar duke hedhur poshtë çdo akuzë të sajën.

Arben Ulbrich, ka rrëfyer versionin e tij, teksa është shprehur se dy vite më parë ka ngritur padinë për ndarjen nga këngëtarja. Ai theksoi se kur Maya ka kërkuar urdhër mbrojtje ka qenë në Itali, duke theksuar se pretendimet e saj ishin të pabaza dhe pa arsye.

“Me zonjën, kemi kaluar mirë, më vjen keq që situata e familjes sime u katandis në atë derexhe. Kam kërkuar që ndarja të bëhej në mënyrë konsensuale, asnjëherë nuk jemi ulur në tavolinë të ballafaqohem”, u shpreh ai, duke shtuar se këngëtarja kërkon që ai t’i lërë shtëpinë dhe fëmijën e tyre.

Gjithashtu ka pretenduar se Maya nuk e ka lejuar që të shohë të birin dhe ka shkuar ta marrë me patrullë policie, ndërsa theksoi se “me zonjën kemi kaluar mirë, më vjen keq që situata e familjes sime u katandis në atë derexhe”.

“Padinë e ndarjes e kam ngritur 2 vite më parë. Në 2022 kam kërkuar të ndahem, është bërë vetëm seanca e pajtimit, seanca e dytë u bë pardje. Në 14 do të paraqiten provat që kemi bërë ndaj njëri-tjetrit.

Në 2022, ka kërkuar të marrë një urdhër mbrojte, unë isha në Itali, pa prova dhe pa arsye. Unë e kam ankimuar dhe është rrëzuar mbrojtja për një vit. Ajo më akuzoi për dhunë verbale. Me zonjën, kemi kaluar mirë, më vjen keq që situata e familjes sime u katandis në atë derexhe. Kam kërkuar që ndarja të bëhej në mënyrë konsensuale, asnjëherë nuk jemi ulur në tavolinë të ballafaqohem. Nga atëherë, ka qenë një raport shumë shumë i vështirë. Ajo kërkon të largohem nga banesë duke i lënë pronësinë dhe fëmijën.

Një nga problemet kryesore, unë kam qenë në presion nga zonja, duke mos më dhënë fëmijën. Kur takoj fëmijën, herë pas herë kam publikuar dhe video, është një vendim i parakohshëm që unë dy herë në javë ta marr me videocall nga Italia dhe të shtunën ta takoj. Në vendimin e mëparshëm, thuhej se mund ta takoja 4 herë djalin dhe nuk më lejonte. Kam pasur problem të jashtëzakonshëm për të takuar fëmijën tim. Unë kam shkuar dhe me patrullë për të mbajtur fëmijën, një kalvar i vërtetë”, tha ai në “Shqipëria Live”.

Të ngjashme