Kryefjala Logo

Pas dorëzimit në Polici, flet gjyshja që rrëmbeu 3 vjeçarin: Na kujtonte djalin!

20 Prill, 2024 | 6:52 pm

Policia ka vënë në pranga Bahrije Gjunin, gjyshen e 3-vjeçarit që u rrëmbye dhe u mbajt i fshehur për një javë.

Në dëshminë e saj ajo është shprehur se planin për marrjen e nipit e kishte bërë bashkë me Rexhep Gjunin, bashkëshortin e saj.

Bahrije Gjuni ka deklaruar se donin që ta rrisnin vetë nipin, për të cilin thotë se u zëvendësonte djalin që kanë humbur në aksident.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=251&loc=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Faktualitet%2Fdonim ta rrisnim ne jo familja e nenes rrembeu nipin gjyshja tregon n i63843%3Ffbclid%3DIwZXh0bgNhZW0BMQABHa pNYMN00iyFdV88bOuV5HGPd fhUKfvY FsAT6pl7ZFmz0

Ajo ka treguar se përgjatë këtyre ditëve që ka qenë në kërkim nga policia, kishte qëndruar mes Kukësit dhe Tiranës, në vende dhe hotele të ndryshme.

“E dua se e kam fëmijën e djalit. Nuk i bej keq! Është fëmija i djalit. E donim ta rrisnim ne, jo familja e nënës. Nuk na e linin ta rrisnim ne ndaj e morëm. E duam shumë nipin. Nuk kam bërë krim. Dua nipin ta rrisim ne se na vdiq djali në aksident”, mësohet të ketë thënë ajo.

Të ngjashme