Kryefjala Logo

Me shpejtësi 170h modelja shqiptare aksidenton për vdekje dy persona

16 Prill, 2024 | 7:23 pm

Modelja nga Shkodra, Klevisa Ymeri është dënuar me masën e paraburgimit një muaj për shkaktim të aksidentit me pasoja fatale në Kroaci, ku humbën jetën vëlla e motër.

Vetë e reja shqiptare ka pësuar lëndime të lehta dhe për këtë arsye është transferuar në repartin e kirurgjisë abdominale në Spitalin e Përgjithshëm të Dubrovnikut.

Pas aksidentit dhe daljes nga Spitali i Përgjithshëm i Dubrovnikut, shqiptarja është arrestuar dhe marrë në pyetje.

Aksidenti ka ndodhur të martën rreth orës 20:30 në rrugën D-8, në zonën e Ratacit afër Sllanos.

Ymeri ka qenë duke lëvizur me një fuoristradë BMW me targa sllovake e me shpejtësi gati 170 km/h kur është përplasur me makinën e të rinjve që kanë humbur jetën në vendngjarje.

Por kush është Klevisa Ymeri?

Sipas Iconstyle Klevisa u bë e njohur për publikun dy vjet më parë kur ajo vendosi të surprizonte një shok që ndodhej në burg në Trento të Italisë.

Ajo së bashku me shoqet i është afruar burgut dhe ka ndezur altoparlantët dhe fishekzjarrë.
“Duam t’i tregonim se jemi pranë tij pavarësisht gjithçka. Ideja ishte e imja dhe e vëllait të tij. Ikëm sepse nuk e dinim nëse ishte e ligjshme. Është burg i sigurisë maksimale dhe zhurma të tilla mund të shkaktojnë probleme. Prandaj kemi shpëtuar”, shpjegoi ajo.

Ymeri ka profile në një sërë rrjetesh sociale, ku jep këshilla për grimin. Ajo ka 33 mijë ndjekës në TikTok dhe pothuajse 14 mijë në Instagram, por profilet e saj aktualisht janë të mbyllura.

Të ngjashme