Kryefjala Logo

Humb jetën nëna e Edmond Lajqit që vrau bashkëshorten në Pejë

17 Prill, 2024 | 2:48 pm

Nëna e autorit të ngjarjes së rëndë për vrasjen e gruas së tij në Pejë ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spital. Ndërkohë djali i saj, sot ka dalë para gjykatës pasi akuzohet për vrasjen e bashkëshortes 43-vjeçare Gjyljeta Ukella.

Një ditë më parë, Lajqi vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, nënën e tre fëmijëve, teksa ajo ishte duke pirë kafen e mëngjesit. Ai e ka qëlluar me armë nga mbrapa dhe më pas ka njoftuar policinë duke deklaruar: “E vrava gruan”.

Sot është shpallur ditë zie në Kosovë për shkak të vrasjes së grave.

Dy gra janë vrarë brenda pak ditësh në Kosovë. Njëri rast ndodhi në Ferizaj, e tjetri në Pejë (lexo këtu). Në rastin e parë i dyshuar është ish-bashkëshorti i e në rastin e dytë bashkëshorti i viktimës. Situata po cilësohet si alarmante, teksa po kërkohen veprime urgjente për të parandaluar vrasjen e grave.

Të ngjashme