Kryefjala Logo

Mirush Kabashi u nderua me titullin “Qytetar Nderi” pas vdekjes, flet vajza e tij; Ishte vonë…

25 Prill, 2024 | 9:07 pm

Pak ditë më parë, kryebashkiakja e Durrësit, nderoi me titullin “Qytetar nderi”, pas vdekjes Mirush Kabashin. Vajza e tij, Medi ka qenë e ftuara e Rozana Radit në “Një gotë Rose”.

Ajo ka folur për babain e saj, si dhe marrëdhënien e ngushtë të tyre, ku gjatë rrëfimit herë pas here e kanë mbytur lotët. Përsa i përket titullit “Qytetar nderi”, vajza e Mirushit ka thënë:

“Do të vërtetën? Është vonë, është cik si tepër vonë. Megjithatë falenderime edhe mirënjohje. Por babi ka dhënë për Durrësin mbi 23 vite karrierë në Teatrin Aleksandër Mojsiu. Ka qenë drejtor për 3 vite dhe pjesa tjetër nuk ka nevojë për koment. Por do kisha dashur të kishte qenë në jetë ta merrte këtë titull, megjithatë është nderim edhe pas vdekjes. Ai mori nder i Kombit sa ishte në jetë dhe thoshte e mori Gjergj Fishta këtë, sjam njëlloj me të. I dukej surreale”.

Të ngjashme