Kryefjala Logo

Donaldi surprizon Romeon, banori shpërthen në lot

25 Prill, 2024 | 5:42 pm

Pasditja e sotme ka qenë tepër emocionuese për një prej banorëve të shtëpisë së ‘BBV3’.

Bëhet fjalë për Romeon, ku ky i fundit është surprizuar nga binjaku i tij, Donaldi, në ambientet e shtëpisë.

Teksa ka kaluar me helikopter, Donaldi ka hedhur disa karafila mbi oborrin e shtëpisë, aty ku ndodheshin dhe disa banorë të tjerë së bashku me Romeon.

Dhe pse fillimisht ishte i vështirë identifikimi i personit që bëri surprizën, nuk vonoi dhe Romeo e dalloi binjakun e zemrës teksa shpërtheu duke qarë dhe duke i folur me zë të lartë dhe duke shprehur mallin që ka për të.

Të ngjashme