Kryefjala Logo

Gjyshërit rrëmbyen nipin, zbardhen detaje të reja nga ngjarja në Durrës

18 Prill, 2024 | 3:57 pm

Prej disa ditësh, një rast i komplikuar është raportuar në Policinë e Durrësit, teksa bëhet me dije se Ilie Gjuni, 23 vjec, ka denoncuar pranë autoriteteve vjehrrit, duke pretenduar se i kanë rrëmbyer djalin 3-vjecar. Në fakt, në media filllimsiht vogëlishi u raportua si i zhdukur dhe denoncimi u bë me këtë dyshim, megjithatë ngjarja ka marrë një rrjedhë tjetër dhe këto janë detajet.

Kështu, Gjuni ka thënë se pas vdekjes së bashkëshortit në një aksident automibilistik, e ka dërguar të birin tek gjyshërit (vjehrrit), megjithatë pas vizitës së fundit ata nuk e kanë kthyer më pranë saj. Ajo ka kërkuar që t’i kthehet djali, ndërsa ka mohuar konfliktet me ta, qoftë për cështje pronash apo cdo arsye tjetër, ndërsa Policia ka kryer kontrolle në banesën e Rexhep Gjunit (gjyshi i të miturit) por nuk e kanë gjetur 3-vjecarin.

Pavarësisht kësaj, autoritetet e kanë arrestuar 60-vjecarin dhe një person tjetër që ndodhej në banesën e tij (kunati 49-vjecar), të dy banues në Has. Sipas Policiësë. vogëlushi mbahet me detyrim në Has ose në Kukës, teksa kërkimet për të vazhdojnë në të dyja qytetet, edhe në shtëpitë e të afërmve të tyre.

Gjithsesi, prej 6 ditësh djali rezulton i zhdukur dhe kërkimet nuk janë ndalur, teksa gjyshi i tij nuk e tregon vendodhjen e nipit, cka po e vështirëson mjaft punën e Policisë. Përvec tij, është në kërkim edhe gjyshja e 3-vjecarit (bashkëshortja e Rexhepit) dhe vëllai i saj, po ashtu banues në Has, të cilët mendohet se mund të kenë lidhje me zhdukjen e nipit.

Të ngjashme