Kryefjala Logo

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e shqiptari në Athinë mbrëmjen e djeshme

4 Tetor, 2021 | 11:53 am

Mediat greke kanë nxjerrë detaje të reja nga ngjarja që tronditi Athinën mbrëmjen e djeshme teksa një 38 vjecar shqiptar mbeti i vrarë. Mësohet se i ndjeri është i njohur për drejtësinë greke me raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në vendngjarje nga hetimet e kryera është zbuluar një dëshmitar i cili ka parë të gjithë skenën e krimit duke parë dhe personin që ekzekutoi shqiptarin I cili flitet se ishte babai I dy fëmijëve dhe pronar I një lokali.

Sipas tij, autori ishte i veshur me një xhaketë gri, dhe lëvizte me makinë. Shqiptari është qëlluar me 4 plumba, tre prej të cilëve e kanë kapur, në pjesën e stomakut dhe në kokë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal në Rrugën Liosion 104, pranë sheshit Attiki, Agios Panteleimonas në Athinë. Pavarësisht se 38-vjeçari u dërgua në spital, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Edhe pse nuk ka ende një sqarim mbi arsyet e këtij ekzekutimi, autoritetet greke dyshojnë për prishje të pazarit të drogës.

Të ngjashme