Kryefjala Logo

“Shkërdh***” Françeska nuk i kursehet sërish Eglës, habit me tjetër shprehje

26 Prill, 2024 | 5:13 pm

Franceska Murati, ja doli që pak ditë më parë të bëjë xhiron e rrjeteve sociale dhe medave rozë, me një moment shumë ‘funny’, por që ka habitur jo pak banorët e “BBVIP” dhe publikun, duke përdorur shprehjen tashmë të famshme “të hëngsha prillin”. Kjo shprehje, drejtuar Eglës dhe që sigurisht, kur u dëgjua për herë të parë, u interpretua krejtësisht ndryshe nga cfarë ishte, ja doli të bëhet “hit” në rrjet, ndërsa tani, banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ja ka dalë që të “godasë” sërish, këtë herë me një fjalë të vetme.

Franceska ka përdorur fjalën “shkërdhackë” dhe shpjegimi që i ka dhënë, le shumë vend për dyshime, nëse e di tamam se cfarë do të thotë.  Egla i thotë “bravo, thuaje me zë të lartë” dhe ajo e përsërit, ndërsa ka shkaktuar sërish të qeshura dhe konfuzion.

Pjesë nga biseda:
Françeska: Egla nuk është ashtu?

Juli: Si është?

Françeska: Shkërdhaçkë..

Françeska: Egla më ka thënë se është ajo që bën gjalpin…

Egla: Bravo ajo është, thuaje me zë të lartë..

Françeska: Tani kështu jeni ju, si shkërdhaçka. Një, dy i njëjti muhabet.”

Të ngjashme