Kryefjala Logo

Sara reagon pas dronit për Heidin: Na lodhët njerëz të trashë

26 Prill, 2024 | 5:07 pm

Sara Gjordeni dhe Bardhi kanë nisur një dron në ambientet e shtëpisë së ‘BBV3’, për Heidin, një prej konkurrenteve më të forta dhe më të dashura për publikun shqiptar. (Kliko këtu)

Mirëpo pasi Sara ndau pamjet e qarkullimit të dronit mbi shtëpi, ka reaguar ashpër ndaj ndjeksve të saj, teksa pretendon se këta të fundit e kanë ‘akuzuar’ se droni është nisur në ambientet e shtëpisë për të bërë ‘lëmsh’ Romeon.

Më pas Sara ka sqaruar se droni është planifikuar që në datë 1 prill, por ai është ngritur atëherë kur është gjetur mundësia.

“Heidi kishte nevojë për forcë këto dy javë dhe atë kemi bërë. Boll se na lodhët! Romeon e duam po njësoj! Keq kur çon dron e keq kur nuk çon. Jeni të lodhshëm!”-shprehet ish-banorja.

0ACCC05F B70D 4FF0 A004 6AE3030D65BE

8CCB0095 CB9C 4326 A300 00E5987527A3

Të ngjashme