Kryefjala Logo

Shtetet e Bashkuara padisin Apple dhe kanë vetëm një arsye!

21 Mars, 2024 | 5:53 pm

Shtetet e Bashkuara kanë ngritur një padi kundër kompanisë Apple, e cila akuzon gjigantin amerikan të teknologjisë për monopolizimin e tregut të smartfonëve dhe shtypjen e konkurrencës.

Në padinë e konsideruar si historike, Departamenti amerikan i Drejtësisë pretendon se kompania ka përdorur kontrollin e iPhone për të kufizuar ilegalisht konkurrentët dhe opsionet e tjera të konsumatorëve.

Apple akuzohet për pengimin e rritjes së aplikacioneve të reja dhe reduktimin e tërheqjes së produkteve rivale.

Apple është zotuar se do ta luftojë “fuqishëm” padinë dhe i ka mohuar pretendimet.

Padia, e paraqitur në një gjykatë federale në Nju Xhersi, pretendon se Apple përdori “një seri rregullash për ndryshimin e përmbajtjes” në një përpjekje për të “penguar inovacionin” dhe “mbytur” konkurrentët.

Në një deklaratë, Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland tha se kompania “minon aplikacionet, produktet dhe shërbimet që përndryshe do t’i bënin përdoruesit të ishin më pak të varur nga iPhone … si dhe pengon kosto më të ulëta për konsumatorët dhe zhvilluesit”.

Garland shtoi se nëse Apple nuk sfidohet, kompania do të vazhdojë të “forcojë monopolin e saj të smartfonëve”.

Ankesa rendit një sërë hapash “anti-konkurrencë” që supozohet se janë ndërmarrë nga kompania, duke përfshirë bllokimin e aplikacioneve me funksionalitet të gjerë, pengimin e shërbimeve celulare të transmetimit “cloud”, kufizimin e portofolëve dixhitalë të palëve të treta dhe “zvogëlimin e funksionalitetit” të orëve inteligjente që nuk janë prodhuar nga vetë Apple.

Të ngjashme