Kryefjala Logo

Mario Deda komenton Julin dhe Eglën:”E ekzagjeruar nga të dy”

27 Prill, 2024 | 10:33 am

I ftuar në emisionin ‘Big Brother Radio’ ka qenë vëllai i Jul Dedës, Mario Deda i cili shpesh ka komentuar lojën e banorëve të shtëpisë së ‘BBV3’ dhe ngjarjet e fundit të ndodhura brenda.

Siç e kemi parë, Egla dhe Juli nuk kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin. E për ktë ka folur dhe Mario i cili shprehet se të dyja palët po e ekzagjërojnë si gjë, njëherë njëri e njëherë tjetri.

Nganjëherë më duket e ekzagjeruar me kastile nga të dyja palët. Njëherë njëri, njëherë tjetri. Ndonjëherë ndodh edhe me të vërtetë, sepse ashtu janë karakteret e të dyve. Dikush do ta thotë ballit. Dikush tjetër bën sikur ‘s’është për mua ky muhabet, sikur s’i përkas kësaj’. Domethënë është gjithmonë ajo sfida midis të vërtetës dhe hipokrizisë, që mendoj këtu në të gjitha herët fiton Juli. Juli është duke u treguar gjatë gjithë sezonit i rezervuar, sepse është ballit. I vjen keq edhe ta tregojë disa vetave aty.”- tha Mario.

Të ngjashme