Kryefjala Logo

Punonte për tu shkolluar, i riu ndahet nga jeta tragjikisht

24 Gusht, 2022 | 10:16 am

Bestae Veliu ishte një djalosh i ri nga Durrësi, i cili studionte në universitetin “Aleksandër Moisiu”. Gjatë muajve të verës ai punonte në ndërtim.

Punë kjo që i siguronte disa të ardhura për shkollimin e tij si dhe për të ndihmuar familjen. E pikërisht në krye të detyrës, ai ka humbur jetën pasi ka rënë nga skela e pallatit ku punonte.

Lajm ky i cili ka tronditur të afërmit e çdo kënd që e njihte. Ngushëllime familjes!

Të ngjashme