Vlorë/ Ikin nga listat e PS-së Fatmir Velaj, Vilma Bello, Andrea Marto dhe Edmond Leka

Pas Tiranës me 4 mos rikandidime deputetësh socialist priten ndryshime të forta edhe në Vlorë.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu duke iu referuar burimeve nga PS ka mësuar se me gjasë në këtë qark nuk do të rikandidohen katër deputetë aktual.

Ata janë:

Fatmir Velaj

Vilma Bello

Andrea Marto

Edmond Leka

Nga lista aktuale pritet të konfirmohen:

Damian Gjiknuri

Alket Hyseni

Vullnet Sinaj

Në listën e Vlorës pritet të futet ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj.

Vetë kryesocialisti Edi Rama do të jetë përsëri në qarkun e Vlorës si kandidat përfshi edhe Durrësin.

Previous article“Shkërmoqet” PS, largohet një tjetër emër i bujshëm
Next articleDritan Leli refuzon ftesën e Ramës për të qenë kandidat për deputet