Politike
Sot zgjidhen organet e përhershme në Kuvendin e Shqipërisë, ja cilat janë vendimet që do të merren
2 vite më parë


Sot në orën 17:00 do të mblidhet seance plenare në Kuvendin e Shqipërisë, e thirrur nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla. Pritet që në këtë seancë të propozohen nga partitë si dhe të vendosen organet e përhershme.
Organet që do të miratohen janë zgjedhja e Byrosë së Kuvendit dhe përbërjen e sekretariateve.
Rendi i ditës
Në mbështetje të Urdhrit nr.1, datë 11.09.2021 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
- Miratimi i procesverbalit të seancave plenare datë 10.09.2021. (Neni 44, pika 2 e Rregullores)
- Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores)
- Projektvendim “Për zgjedhjen e Byrosë dhe përbërjen e Sekretariateve të Kuvendit”. (Neni 8 i Rregullores)
- Projektvendim “Për caktimin e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”. (Nenet 20-22 të Rregullores)
- Projektvendim “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit”. (Nenet 20 dhe 21 të Rregullores)
- Projektvendim “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”. (Neni 21/1 i Rregullores)