Kryefjala Logo

Sali Berisha mban sot “foltoren” në Shkodër nga ku do të shpallë kandidatin e ri për kryetar të Partisë Demokratike

1 Tetor, 2021 | 12:57 pm

Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë sot në Shkodër, në kryeqendrën e veriut dhe një bastion i fortë ndër vite i demokratëve. Pas tubimeve të mëparshme, sidomos atij të Durrësit ku pjesëmarrja ishte mjaft e lartë, lideri historik i PD shkon në Shkodër.

Pas mbledhjes me demokratët e Durrësit, ish lideri demokrat Sali Berisha vazhdon ciklin e takimeve me shkodranët. Në shkodër anëtarësimet janë bërë gati teksa shihet një frymë entuziazmi tek demokratët e kësaj zone.

Disa deputetë të PD janë deklaruar krah ish-kryeministrit dhe po shohen dita ditës. Sot, edhe i emëruar i Lulzim Bashë në drejtimin e Korçës, Edmond Spaho, tha se është me Sali Berishën.

Bastioni verior i Partisë Demokratike do të vizitohet në orën 18:00 nga Berisha ku nuk do të mungojnë edhe pjesmarrës nga Tirana. Pritet që Berisha të shpall kandidaturën e re për kryetar të PD ose në të kundërt të rikandidojë vetë si i tillë. Takimi do të bëhët në kinema “Millenium.

“Njoftim! Neser, diten e premte me daten 1 tetor ne ora 18:00 ne sallen e Kinema Milenium te qytetit te Shkodres do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj demokratet dhe  demokratët e Shkodres te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme”, lajmëroi dje Sali Berisha.

Të ngjashme