Kryefjala Logo

Pranohet propozimi Taulant Ballës, Kuvendi merr vendimin. Prezencë fizike në Komisionet Parlamentare, ja rregullat.

4 Tetor, 2021 | 11:58 am

Kryetarët në Kryesinë e Kuvendit u mblodhën nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla me të cilën u diskutua mënyra e mbledhjeve nga sot e tutje e Komisioneve Parlamentare ku u vendos se do të zhvillohen në salla me prezencë fizike dhe jo në platformat virtuale online.

Për të zhvilluar Komisionet në salla Konferenca e kryetarëve ka miratuar kërkesën e PS që do të thotë që të gjithë deputetët që të marrin pjesë në Komision duhet të jenë të vaksinuar kundër Covid-19 ose të paraqesin një test CR negativ i kryer jo më vonë se 48 orë përpara mbledhjes.

Kujtojmë që gjatë javës që kaloi pati përplasje me PS dhe PD për zhvillimin e Komisioneve, ku opozita kërkonte që të ishin prezentë, ndërsa mazhoranca kërkonte të ishin “online”.

 

Projekt-vendimi:

I. Zhvillimin e mbledhjeve te komisioneve te perhershme te Kuvendit duke respektuar distancimin fizik te deputeteve dhe masat e tjera mbrojtese per parandalimin e perhapjes se infeksionit te shkaktuar nga COVID-19. Per te marre pjese ne mbledhjet e komisioneve deputeti dorezon prane sekretarise se komisionit c;ertifikaten e vaksinimit ose testin PCR negativ te kryer jo me vone se 48 ore perpara fillimit te mbledhjes.

II. Me dakortesine e kryesise se komisionit parlamentar mbledhjet mund te zhvillohet edhe ne distance nepermjet mjeteve te komunikimit elektronik, me terminal te pavarur deri ne perfundimin e gjendjes se epidemise se shkaktuar nga COVID-19.

III. Ngarkohet Sekretari i Pergjithshem per mbeshtetjen me burime njerezore dhe logjistike te nevojshme per te siguruar zhvillimin e mbledhjeve te komisioneve parlamentare dhe marrjen e masave mbrojtese te nevojshme per parandalimin e perhapjes se infeksionit te shkaktuar nga COVID-19.

IV. Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.

Të ngjashme