Kryefjala Logo

Politikani i njohur shqiptar njofton se është izoluar prej 1 viti në shtëpi nga frika e infektimit

7 Tetor, 2021 | 11:25 am

Një nga politikanët më të njohur të kahut të majtë, ka publikuar një status në Facebook ku flet se angazhimi i tij në shkrimin e librave. Për shkak të moshës ai njofton se ka rreth 1 vit që nuk del nga shtëpia pasi ruhet nga covid-19.

Dokle aktualisht po punon për librin e quajtur Pendimi-A (COVID 1984). Megjithatë duket se izolimi në shtëpi nuk ka mundur të mbrojë politikanin nga infektimi me covid-19.

Postimi i plotë i Namik Dokles

Përgjatë gjithë këtij viti po shkruaja një roman të ri, me sfond këtë sëmundjen e verbër që dërgoi në atë botë milliona njerëz.

Titulli: PENDIMI-A (COVID 1984)

Por… Çikllopi i verbër më stopoi, kur po bëja redaktimin e tretë a të katert të romanit:Nuk del dot aq lehtë nga shpella ime! Dhe kemi shtatë ditë që “luftojmë”, bashkë me gruan, kundër përbindshit të kohës sonë.

Do ta mundim?! Me siguri, falë edhe kujdesit të familjes dhe miqve të mi më të dashur!

Të ngjashme