Politike
Video / Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, mungon në parlament dhe shijon jetën e natës në Tiranë
17 Shtator, 2021 | 3:28 pm
Dje në Kuvendin e Shqipërisë u mbajt seanca e rëndësishme ku qeveria e re mori votëbesimin nga Parlamenti. Debatet dhe proçedurat zgjatën rreth 20 orë duke bërë që seanca të mbyllej pas mesnate.
Ndër debatet që “ndezi” sallën e Kuvendit, ishte kur opozita kërkoi prezencën e Kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit prej orësh mungonte dhe u shfaq në Parlament në orën 18:00 dhe jo në 17:00 siç ishte njoftuar nga Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla.
Në kabinetin qeveritar pati dhe një mungesë tjetër, bëhet fjalë për Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi. Kjo mungesë ndryshe nga ajo e Ramës që u justifikua si angazhim shumë i rëndësihëm për cështje pune, shkaku i mungesës së Peleshit zbulohet nga Kryefjala.com.
Rreth orës 22:00 kur në Parlament vijonte debati midis opozitës dhe mazhorancës, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, është parë duke shijuar jetën e natës në Tiranë. Kjo shihet qartë në videon e mëposhtme të siguruar nga Kryefjala.com, ku Peleshi ndodhet në një ambient me muzikë dhe njerëz që dëfrejnë teksa qëndron i veçuar duke u marrë me celularin e tij.