Kryefjala Logo

E turpshme/ Damian Gjiknuri i PS-së, kërkon follow nga Giveaway i bukuroshes Eliona Pitarka

12 Mars, 2021 | 3:11 am

Giveaway janë bërë modë tashmë në instagram, ku Vipat reklamojnë bizneset dhe u shtojnë atyre followersat atyre.

Por një gjë e pa mendueshme ka ndodhur sëfundmi. Politikani Damian Gjiknuri kërkon që të shtojë ndjekësit në instagram duke marrë pjesë në Giveaway që po zhvillon bukuroshja Eliona Pitarka.

Deri më sot në Shqipëri është hera e parë që një gjë e tillë bëhet nga një politikan. Mani për të pasur sa më shumë ndjekës në rrjetet sociale ka përfshirë edhe Gjiknurin, shkruan Kryefjala.com

Si funksionon Giveaway?!

Një personazh publik zhvillon një Giveaway, ku bizneset marrin pjesë për një shumë të caktuar parash, personi që zhvillon Giveaway gjatë kohës që zgjat Giveaway bën follow vetëm klientët e saj dhe personat që duhet të marrin pjesë për të fituar dhurata është kusht që të bëjnë follow të gjitha faqet që ajo ndjek.

Në 55 faqet që Elona Pitarka ndjek, bën pjesë edhe ajo e Damian Gjiknurit, pra kandidati për deputet në radhët e PS-së, po blen ndjekës që mund të mos e pëlqejnë farë atë, por janë të detyruar që ta bëjnë follow pasi në të kundër nuk do të mund të merrnin dot pjesë në lojë.

Të ngjashme