Kryefjala Logo

Durrësi, vendi i ndryshimit të madh/ Guri dhe Paloka fotografohen sëbashku

12 Mars, 2021 | 7:32 pm

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike në Durrës, Edi Paloka dhe drejtuesja politike e LSI-së në këtë qytet Elona Guri janë fotografuar sëbashku në një lokal buzë detit ditën e sotme.

Durrësi Online shkruan:

Krerët politik të PD dhe LSI në Durrës së bashku duke diskutuar për betejën zgjedhore ku pritet që opozita të marrë deri në 10 mandate pasi sondazhet e qeverisë e nxjerrin Rilindjen humbëse të thellë në Durrës.

159846483 2907955782809896 7513780349820149610 n

Paloka dhe Guri janë ndër figurat më të rëndësishme të partive të tyre në rang republike dhe pritet që të kenë shumë ndikim në zgjedhjet e 25 prillit në qytetin bregdetar.

Durrësi pritet që të jetë edhe një nga zonat kryesore që do të vendosë edhe fatin e këtyre zgjedhjeve.

Të ngjashme