Politike
Deputeti i Lushnjës, Saimir Korreshi “ia këput” përsëri qeverisë, kësaj here i drejtohet Ministres në Facebook
23 Shtator, 2021 | 10:16 am
Me fjalimin e tij të parë për kërë sesion parlamentar, Saimir Korreshi si deputet i Partisë Demokratike i cili përfaqëson Lushnjën, ia arriti të “lërë shenjë” në foltore me batutat e tij të njëpasnjëshme ku shkatuan të qeshura si nga opozita ashtu dhe nga mazhoranca.
Kësaj here ai ka postuar foto të serave në qytetin e Lushnjës të cilat janë dëmtuar duke shkatuar dëme të mëdha. Ai bën thirrje Ministres së Bujqësisë, Frida Krifcës që të veshë çizmet dhe të shkojë të vizitojë nga afër këto sera.
Postimi i plotë i Korreshit:
AZHBR sot paska nxjerre reklam nga nje serë se sindihmon fermeret dhe se çdo gje ne bujqesi shkon fjollë e se do hamë me lug floriri.
Keto pamje jane te nje tjeter fermeri qe fortuna e disa diteve me pare ja uli ne toke 4,2 dy sere.
Mundi e djersa po ashtu edhe te gjitha kursimet te shkuara dem.
AZHBR ka ndonje fjale per kete rast e per shume e shume te tjere ?? Apo vetem me tesera te PS??
A e di AZHBR se njerezit kane braktisur serat si pasoje e rritjes se kostos se prodhimit si pasoje e rritjes ne 100% te plehrave kimik vetem ne vitin e fundit, e rritjes se fidaneve e mungeses se fuqise punetore dhe me kryesorja mungeses se tregut.
Shoqa Ministre e Bujqesise te ftoj nje dite te veshesh çizmet e llastikut e te heqesh takat e bashke me mua te vizitosh realitetin. Te shkojme tek serat e njerezve punetore te shohesh se si eshte situata reale.
P.s. do te te shpie te fermere me bindje te majte.