Kryefjala Logo

Mbi 500 mijë euro mashtrim/Arrestohet Milena Deraj, mbështetësja e flaktë e Erion Veliajt

24 Maj, 2023 | 4:53 pm

Milena Deraj, 30-vjeçe është arrestuar nga policia ditën e sotme, pasi iu ka marrë shuma të mëdha parash, 3 shtetasve (familjarë), duke i mashtruar se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor dhe gjithashtu ka mashtruar shoqen e saj duke i thënë se do investonte në bono thesari.

Milena Deraj nuk është një emër i panjohur. Ajo, para disa vitesh është prezantuar si një mbështetëse e flaktë e Erion Veliajt ndërsa më vonë ka punuar në Bankën e Shqipërisë.

Milena Deraj u ka marrë të treve shumën prej 340 mijë eurove me pretendimin se do t’i ndihmonte në gjyq, ndërsa ish-punonjësja e Bankës së Shqipërisë, shoqes së saj i ka marrë shumën prej 230 mijë euro në këmbim të bonove të thesarit.

Kur shoqja e saj e ka kuptuar se ishte mashtruar dhe nuk po merrte bonot në këmbim të parave është paraqitur në polici për të denoncuar rastin.

Të ngjashme