Kryefjala Logo

“Lajm tronditës humbja e Kasem Hysenbelliut”/ Meta inkurajon gazetarët: Vazhdoni ëndrrën e lënë përgjysmë

5 Dhjetor, 2020 | 1:01 pm

Presidenti i Republikës Ilir Meta e quan një lajm tronditës dhe të pabesueshëm humbjen e parakohëshme nga jeta të Kasem Hysenbelliu, Presidentit të “Fax News”.

Në mesazhin e ngushëllimit kreu i shtetit inkurajon gazetarët e “Fax News” dhe Faxëeb.al vazhdojnë misionin dhe ëndrrën e lënë përgjysmë nga Presidenti Hysenbelliu për të ndërtuar një media të lirë.

Tronditës dhe i pabesueshëm lajmi për humbjen e parakohëshme nga jeta të Kasem Hysenbelliu, Presidentit të “Fax News”, kësaj media të lirë, të pavarur e dinjitoze.

Në këto momente të vështira jam pranë nënës, bashkëshortes, fëmijëve, familjarëve, miqve, kolegëve e gazetarëve dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Solidaritet me të gjithë gazetarët e “Fax News” dhe Faxweb.al, të cilët i inkurajoj të vazhdojnë misionin dhe ëndrrën e lënë përgjysmë nga Presidenti Hysenbelliu, për të ndërtuar një media të lirë, zëri i çdo qytetari në nevojë dhe çdo kauze sociale, zëdhënëse e pakompromis e opinionit publik.

I paharruar kujtimi i Kasem Hysenbelliut.

U prehsh në paqen e merituar.

Të ngjashme