Kryefjala Logo

I mori jetën 28-vjeçarit dhe plagosi të vëllain,ky është autori i krimit në Elbasan

6 Nëntor, 2021 | 11:35 am

Ardit Hida është 24 vjeçari i cili vrau mbrëmjen e djeshme 28-vjeçarin Florenc Kovaçi dhe plagosi vëllain e këtij të fundit, Mikel Kovaçi, në Elbasan.

Mësohet se “mollë sherri” mes tyre ka qenë një vajzë, për të cilën janë konfliktuar disa të rinj, ku dhe janë përdorur armë të ftohta, të cilat kanë sjellë si pasojë vdekjen e 28- vjeçarit.

Ai u arrestua nga  policia pak pas krimit të rëndë në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese”.

Të ngjashme