Kryefjala Logo

Eksperti zbulon çfarë i mori jetën 13-vjeçarit në Lushnje.

22 Nëntor, 2021 | 12:45 pm

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ne nje reagim per ngjarjen e rende ku nje 13-vjeçar u var brenda në dhomë, pas një videoje që po realizonte për ta postuar në tik tok, ka zbuluar emrin e kësaj loje.

“Fatkeqësisht ajo vrau sërish në Shqipëri. Loja “Blackout Challenge” në Tik Tok, mori jetën e dytë të një të mituri 13 vjeçar në Lushnjë, ndërsa një 10 vjeçar në Shkodër vdiq vetëm 6 muaj më parë. Loja e mallkuar është ende e panjohur për autoritetet tona.

Ajo po nxit në mënyrë kriminale fëmijët të asfiksohen për zbavitje dhe garë midis tyre. Kjo duhet ndaluar me çdo kusht, siç po bëjnë shumë shtete evropiane.

Apel prindërve të jenë vigjilent…. Apel gazetarëve për sensibilizim publik….”, shkruan Karamuço në postimin e tij në rrjetet sociale.

Të ngjashme