Lajme nga vendi
Covid-19 i merr jetën ish deputetit të PS
4 Dhjetor, 2020 | 12:37 pm
As ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello nuk ka mundur të fitojë betejën me Covid-19.
Ai ka humbur jetën në moshën 59-vjeçare në një spital në Turqi, aty ku dhe po merrte trajtim të specializuar për virusin.
Marko Bello ka qenë deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nga viti 2001-2013.
Bello ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.
Në periudhën 1997-2000, Marko Bello ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe më pas zv/ministër i Mbrojtjes.
Marko Bello ishte dhe një nga anëtarët themelues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.