Kryefjala Logo

Vranë 20-vjeçaren në sy të foshnjes, ja 3 shtetet ku po kërkohen autorët e dyshuar

13 Qershor, 2021 | 3:20 pm

Ngjarja që tronditi Greqinë, vrasja e 20 vjeçares, në sy të foshnjes dhe bashkëshortit të saj, ende është pa një autor të arrestuar.

Tre grabitësit që i hynë në shtëpi dhe i morën jetës britanikes Caroline në Greqi po kërkohen në Shqipëri, Bullgari dhe Rumani.

Sipas mediave greke, policia ka kontaktuar ambasadat e vendeve specifike, në mënyrë që të lehtësojë procedurat, të anashkalojë burokracinë dhe të kontrollojë menjëherë të dyshuarit .

Hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë pasi bashkëshorti i saj 32-vjeçar nuk arriti që të identifikonte ndonjë nga dhjetëra të dyshuarit që i ka treguar nga policia dhe kështu fusha e hetimeve është shtrirë për persona të veçantë jashtë Greqisë .

Sipas zhvillimeve të fundit, analistët e vrasjeve mendojnë se autorët e kanë lënë vendin për të plaçkitur në pjesë të Ballkanit. Shqipëria, Bullgaria dhe Rumania konsiderohen si tre vendet e mundshme dhe ka filluar një proces i shpejtë për identifikimin e të dyshuarve.

Një delegacion i EL.AS, sipas asaj që raportojnë mediat, është takuar me ambasadorin shqiptar në Greqi mënyrë që të “hapet një kanal informacioni dhe identifikimi i menjëhershëm dhe për të mos humbur kohë të vlefshme.”

E njëjta gjë pritet të ndodhë në 24 orët e ardhshme me ambasadorët e Rumanisë dhe Bullgarisë.

Të ngjashme